image Thaçi: Aksioni i 2011-ës në veri ishte koha e bashkimit të integritetit territorial të Kosovës

Kosovë

Thaçi: Aksioni i 2011-ës në veri ishte koha e bashkimit të integritetit territorial të Kosovës

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka  lavdëruar aksionin e korrikut të vitit 2011 në veri të Kosovës ku kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.

Ai ka theksuar se ky aksion ndikoi në shtrirjen e integritet territorial të institucioneve në tërë vendin.

“Aksioni i korrikut 2011 është koha e bashkimit përfundimisht të integritetit territorial të Kosovës. Për ketë meritat më të mëdha i ka policia e Kosovës, i keni ju të dashur policë”, ka thënë Thaci në ceremoninë përmbyllëse të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës, FSK, AKI dhe dogana e Kosovës janë institucionet me kredibile në vendin tonë./ Sinjali/