image Teuta me rikthim sensacional kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Futboll

Teuta me rikthim sensacional kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

news image

Teuta e Durrësit ka bërë një rikthim sensacional (3-0) përballë Inter Club d’Escaldes, në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar si vendas, Teuta pësoi humbje prej 0-2 nga skuadra e Andorrës.

Kjo e bënte të qartë se në sfidën kthyese në Estadi Comunal D’Andorra La Vella, skuadra shqiptare duhej të sulmonte nga minuta e parë.

Dhe pikërisht këtë e bëri. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të me golin e Sebino Plakut dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë të lojës ishte Plaku që shënoi golin e dytë (80’) duke e dërguar sfidën në vazhdime.

Gjatë vazhdimeve, skuadra shqiptare ia doli ta shënonte edhe golin e tretë dhe të fitores me anë të Sherif Kallaku (105’+1), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në raundin e tretë, Teuta do ta ketë kundërshtar ekipin irlandez, Shamrock Rovers. /GazetaSinjaliSporti/