image Tetë transferime brenda pak ditësh, Arbëria po "dridh" Superligën

Futboll

Tetë transferime brenda pak ditësh, Arbëria po “dridh” Superligën

news image

Ekipi i inkuadruar këtë vit në Superligën e Kosovës, Arbëria nuk po ndalet me transferime.

I fundit ishte Labinot Ibrahimi, i cili erdhi nga FC Prishtina. Para tij, erdhi braziliani Bruno Arrabal dhe Destin Prince-Loïc Mambouana.

Këta dy nuk ishin të vetmit futbollistë të huaj të ardhur te Arbëria. Ditë më parë, ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit zyrtarizoi transferimin e Aladin Dakovac.

Prej futbollistëve vendorë, Arbëria zyrtarizoi Donat Kaçiun, Agron Bruqin, Gëzim Rusin dhe Arbër Pirën./Gazeta Sinjali/