image Tetë sportistë nga Ukraina zbresin në tokën shqiptare

Sporte të tjera

Tetë sportistë nga Ukraina zbresin në tokën shqiptare

news image

Tetë sportistë nga Ukraina zbritën këtë të mërkurë tokën shqiptare. Të larguar nga situata e jashtëzakonshme në vendin e tyre, ata u pritën nga Komiteti Olimpik Shqiptar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku shprehen dhe gjithë tmerrin e përjetuar në Ukrainë.

Jam shume e lodhur. Është një situatë e frikshme. Familja ime është akoma aty. Nuk kam komunikuar  dot dhe nuk e di si janë. Dua që dhe ata të vijnë këtu por gjyshja ime është patriote e vendit dhe do të qëndroj. Shpresoj që ky të jetë fundi. Kanë vdekur mijëra njerëz, familjarët tani shokët tanë. Një situatë e jashtëzakonshme”, tha Maria Larine, sportiste e hedhjes së diskut.

Kanë vdekur shumë njerëz. Jemi në merak të familjes tonë. Ata janë në Ukrainë. Ndodhen në një vend ku rreziku nuk është shumë i madh por gjithsesi kam merak. Nuk jemi mësuar të rrimë larg njëri-tjetrit Falënderoj Shqipërinë për mikpritjen me zor pres të filloj jetën normale. Kam lexuar për Shqipërinë në internet dhe di që ka male, detin, ajo çfarë na duhet tani”, tha Valentin Lobado, sportist në kërcim së larti, shkruan A2CNN.

Edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se atletëve do t’u ofrohet mbështetja maksimale për t’u stërvitur në kushte optimale. Atletët do të akomodohen në Elbasan vendin ku do të zhvillojnë dhe stërvitje në sportet që ata praktikojnë.

/GazetaSinjaliSporti/