image Tetë specie pa të cilat nuk ka jetë në Tokë

Modë & Stil

Stili/ Tetë specie pa të cilat nuk ka jetë në Tokë

news image

Çdo specie në botë luan rolin e rëndësishëm, por kur është fjala për të ruajtur jetën tonë në Tokë, disa janë pak më të rëndësishme se të tjerët.

Nëse këto tetë specie zhduken në të ardhmen, kjo do të ishte një humbje e tmerrshme për njerëzimin.

1. Bletët

Bletët janë shpallur speciet më të rëndësishme në Tokë nga Shoqëria Mbretërore Gjeografike.

Si polenizuesit më të rëndësishëm në planet, bletët luajnë një rol të rëndësishëm në ciklin jetësor të shumë specieve bimore, duke ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të shumë ekosistemeve.

2. Milingonat

Edhe pse konsiderohen dëmtues, ato nuk duhet të merren si të mirëqena. Banojnë në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës. Kanë një numër të madh rolesh – shpërndarjen e lëndëve ushqyese në të gjithë tokën, përhapjen e farave dhe hanë insekte të tjer a. Shkencëtarët aktualisht po studiojnë ndikimin e mundshëm të ndryshimit të klimës në kolonitë e milingonave në botë.

3. Kërpudha

Kërpudhat nuk i përkasin bimëve, kafshëve, mikroorganizmave dhe nganjëherë përshkruhen si “mbretëria e pestë e jetës në Tokë”. Mund të gjenden në ujë, tokë dhe ajër. Veprojnë si mekanizma natyrorë riciklimi dhe disa specie mund të thithin metale të dëmshëm si merkur dhe përpunojnë plastikë poliuretani.

4. Fitoplanktoni

Këta mikroorganizma janë të rëndësishëm për jetë. Prodhojnë më shumë se 50 për qind të oksigjenit atmosferik të planetit dhe pa to sasia e oksigjenit të lirë do të ishte shumë më e ulët, duke krijuar një mjedis të pakëndshëm jetese për të gjithë. Është një pjesë e rëndësishme e ekosistemit detar dhe zinxhirit ushqimor.

5. Lakuriqët

Bananet dhe bimët e tjera varen nga lakuriqët që rregullojnë numrin e insekteve dhe kontribuojnë në pllenimin e tyre. Ata janë të rëndësishme për ekologjinë pasi ndihmojnë speciet e tyre të mbijetojnë gjatë dietës. Një popullatë e shëndetshme e tyre mund të kursejë miliona dollarë që do të shpenzoheshin për pesticide.

6. Krimbat

Krimbat janë aq të rëndësishëm për biosferën e Tokës, saqë ato nganjëherë quhen “inxhinierë të ekosistemit”. E kalojnë jetën në tokën që e pasurojnë dhe riciklojnë materialin organik. Zënë një vend të rëndësishëm në zinxhirin ushqimor.

7. Majmunët

Janë një specie kryesore në shumë pyje tropikale, ku veprojnë si një “kopsht”, duke përhapur farat e bimëve dhe duke krijuar hapësirë për zhvillimin e bimëve të reja. Që pyjet e tilla të mbijetojnë, duhet të sigurohemi që majmunët që banojnë aty gjithashtu të mbijetojnë.

8. Koralet

Zakonisht quhen pyje të detit dhe shërbejnë si bazë për një rrjet ushqimesh në det dhe mbrojnë brigjet. Studiuesit vlerësojnë se shkëmbinjtë koralë mbështesin një të katërtën e jetës në det, duke i bërë ekosistemet më të larmishëm në planet. Zhdukja e shkëmbinjve nënujorë koralë do të çonte në zhdukjen e shumë specieve detare./Gazeta Sinjali/