image Tetë simptoma si të dalloni kancerin e gjirit në fazën fillestare

Tetë simptoma si të dalloni kancerin e gjirit në fazën fillestare

news image

Kanceri i gjirit është shkaktari i dytë i vdekjeve nga kanceri te femrat.

Çdo 19 sekonda një grua në botë diagnostikohet me kancer të gjirit dhe çdo 74 sekonda dikush vdes nga kanceri. 

Lajmi i mirë është se kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm, nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.

Ja cilat janë disa nga simptomat e para të kancerit të gjirit:

Gjëndra në gji

Shfaqja papritur e gjëndrave në gji ose në sqetull, është një sinjal i frikshëm, ndaj bëni mirë që t’i drejtoheni mjekut specialist për të parë nëse bëhet fjalë për kancer apo për gjëndra beninje.

Gjakrrjedhje e pazakontë

Shenjat e lehta të gjakut në një apo të dy thithkat e gjoksit është një simptomë alarmues.

Ndryshimi i lëkurës së gjoksit

Kur kanceri nis të zhvillohet, lëkura që mbulon gjirin nis të ndryshojë, duke u bërë më e kuqe dhe duke marrë një pamje si me celulit.

Futja e thithkave brenda

Në rast se thithkat e gjoksit futen brenda, është një simptomë e qartë e kancerit.

Dhimbje dhe ndjeshmëri

Gjatë fazës fillestare të tumorit të gjirit, shumë rrallë ndodh që të manifestohet dhimbje kur preket gjiri. Megjithatë në rast dhimbje dhe ndjeshmërie mbi normalen, jo vetëm në ditët para të ciklit, lind nevoja për kontroll.

Sekrecione të pazakonta

Sekrecione të bardha të pazakonta në thithkat e gjinjve mund të shkaktohen prej ndonjë infeksioni, por edhe prej kancerit të gjirit dhe shpesh shoqërohen edhe me aromë.

Ndryshimi i përmasave të gjirit

Rritja anormale e qelizave tumorale, mund të shkaktojë ndryshime të përmasave të gjirit.

Humbje e papritur peshe

Femrat të cilat dobësohen në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme, duhet të alarmohen. Prania e qelizave malinje dëmton aktivitetin metabolik të trupit, duke shkaktuar dobësi.

Lodhje

Këto ndjesi janë normale për gjithë ata që punojnë me kohë të plotë, apo kanë aktivitet fizik me intensitet të lartë. Por kjo gjë nuk është normale, sidomos nëse ndiqet një stil jete i shëndetshëm, ndaj kontrolli te mjeku nuk është asnjëherë i tepërt.