image Tetë përdorimet e limonit për lëkurën dhe thonjtë

Bukuri dhe kujdes

Tetë përdorimet e limonit për lëkurën dhe thonjtë

news image

Ju mund ta pëlqeni një gotë të ftohtë limonade, por a e dini se limoni përveçse në kuzhinë mund të përdoret edhe për qëllime bukurie?

Limoni ofron një gamë të gjerë përfitimesh të bukurisë dhe siç duket, lëkura dhe flokët e duan limonin, transmeton Sinjali.

Këtu radhisim tetë mënyrat më të mira të përdorimit të limonit për qëllime estetike:

Hidratues i pastër

Limoni ka veti të forta antibakteriale, gjë që e bën të përsosur për largimin e bakterieve.

Përzieni disa pika të lëngut të kokosit me disa pika lëng limoni. Kokosi do të hidratojë lëkurën tuaj, ndërsa limoni do ta pastrojë atë.

Shënim: Nëse keni lëkurë të ndjeshme, së pari bëni një test në lëkurën tuaj.

Zbardhon zonat e errëta në gjunjë dhe bërryl

Limoni përmban nivel të lartë të vitaminës C, një përbërës natyral i ndriçimit.

Nëse bërrylat dhe gjunjtë duken të errët, thjesht fërkojini me gjysmën e limonit“, thotë Patrice Coleman, pronare e DaBlot Beauty. “Është si një magji!

Trajtimi i pikave të zeza

Kjo mund të tingëllojë shumë mirë për të qenë e vërtetë! Limoni gjithashtu mund të ndihmoj në trajtimin e pikave të zeza në fytyrë. Kjo për shkak se përmbanë acid limoni, një formë natyrale e Acidit Alfa Hidroksi (AHA).

Preni një fetë limoni dhe fërkoni zonën ku i keni pikat e zeza (zakonisht zona-T) për të lejuar AHA-në, të bëj magjinë e pastrimit.

Letra të lagura për fytyrë

Më pëlqen të përziej disa pika vaj esencial të pemës së çajit (Tea Tree Oil) dhe limon në rreth 200 ml ujë të distiluar. Unë e rekomandoj atë si një toner ose për përdorim me pambuk, si pastrues për lëkurën problematike“, thotë Becky Sturm, themeluese e StormSister Spatique.

Zbardhues i dhëmbëve

Zbardhimi i dhëmbëve mund të jetë i kushtueshëm dhe nganjëherë mund t’ju shkatojë ndjeshmëri të lartë për ditë të tëra.
Për një zbardhim organik dhe pa kosto provoni këtë mënyrë:

Përzieni sodë bikarboni me lëng limoni dhe zbatoni atë në dhëmbët tuaj me një shkop pastruesish të veshëve. Në fund përdorni furçën për pastrim dhëmbësh.

Ndriçues i lëkurës

Limonat janë të pasur me vitaminë C dhe acid limoni gjë që ndihmon në shkëlqimin e lëkurës nëse përdoret vazhdimisht herë pas here .

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm për neutralizimin e radikaleve të lira dhe për rritjen e prodhimit të kolagjenit“, thotë Marina Peredo, dermatologe.

Pastrues për buzë

Përzieni lëngun e limonit me sheqer ngjyrë kafe për pastrimin e buzëve. Acidi citrik i limonit do të punojë si një exfoliator kimik për të liruar qelizat e vdekura të lëkurës, ndërsa sheqeri do të funksionojë si një exfoliator fizik për t’i larguar ato.

Forcues për thonjë

A keni bërë shumë manikyrë me xhel?

Atëherë, bëni një përzierje të vajit të gatimit (provoni vajin e ullirit) me lëng limoni në një enë dhe fusni thonjtë në këtë përbërje. Kjo është një praktikë e mirë nëse thonjtë tuaj janë të thatë dhe të brishtë, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në thonjtë e rregulluar./Sinjali/