Tetë civilë të vdekur pas bombardimeve, thotë kryetari i qarkut të Kievit.
Tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin – një lagje në perëndim të Kievit që pa bombardime intensive të dielën – tha kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Markushyn, në një deklaratë në Telegram.
Markushyn tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.
“Një familje vdiq, – tha ai, – para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur“, tha ai.
“Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar“, tha Markushyn, shkruan CNN.
“Një pjesë e Irpin u kap vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet”, përfundoi ai.
Markushyn tha se një tjetër evakuim do të fillonte nesër në mëngjes.