Në Prishtinë do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmit publik, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një njoftimi të komunës, testimi do të bëhet në orën 12:05 dhe tingulli do të jetë i njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda.
“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin për media.