image Testohet për koronavirus kryeministri i Maqedonisë, ky është rezultati

Rajon

Testohet për koronavirus kryeministri i Maqedonisë, ky është rezultati

news image

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

“Sapo i morra rezultatet e testimit të sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam simptoma, dhe derisa sa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të jem në izolim shtëpiak”, ka shkruar Spasovski në rrjetin social Facebook.

Spasovski ju ka uruar shërim sa më të shpejt të gjithëve që po ballafaqohen me virusin dhe ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat në mënyrë që t’i mundësohet sistemit shëndetësor ta mbajë kontrollin me rastet e reja.

Ndryshe, ditëve të fundit pozitiv me koronavirus ka rezultuar nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe drejtoresha e DHP-së, Sanja Lukarevska. Në izolim shtëpiak janë zëvendëskryeministrja Mila Carosksa, ministri Damjan Mançevski dhe Marjan Zabrçanec./Gazeta Sinjali/

Oliver Spasovski | Meta.mk