image Testohen për koronavirus familjarët e 17-vjeçares së vdekur në Pejë

Shëndetësi

Testohen për koronavirus familjarët e 17-vjeçares së vdekur në Pejë

news image

Familjarët e vajzës 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj në Vitomericë të Pejës, do të testohen për koronavirus,  pasi viktima ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar prokurori i rastit Haxhi Sinanaj, i  cili ka theksuar se janë në pritje të rezultatit të familjarëve pasi ai dhe disa policë hetues kanë pasur kontakt me njërin nga familjarët e viktimës.

“Sot janë duke u marrë mostrat e familjarëve të viktimës. Unë edhe hetuesit e policisë kemi pas kontakt vetëm me njërin prej familjarëve të viktimës. Kemi biseduar në distancë pa kontakt fizik me të. Nëse del pozitiv duhet edhe ne me i bë ato, por për momentin jemi vetizolu”, ka thënë Sinanaj.

Vajza 17-vjeçare që u gjet e vdekur në dhomën e shtëpisë së fqinjit të saj së bashku me 58-vjeçarin, ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

Pasditen e së shtunës, 17-vjeçarja dhe një 58-vjeçar u gjetën të vdekur së bashku pranë një revole e dy gëzhojave plumbash në dhomën e shtëpisë së këtij të fundit në Vitomiricë të Pejës./Gazeta Sinjali/