image “Testimi i virgjërisë”, pritet të llogaritet si vepër penale në Kosovë

Drejtësi

“Testimi i virgjërisë”, pritet të llogaritet si vepër penale në Kosovë

news image

“Testimi i virgjërisë”, pritet të llogaritet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ky veprim nëse ndodhë do të sanksionohet me këtë kod, pasi që llogaritet si shkelje të drejtave të njeriut.

Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.

Një pjesë e rëndësishme e këtij kodi përveç masave ndëshkuese për dhunuesit është edhe llogaritja si vepër penale e testimit të virgjërisë.

Ministria e Drejtësisë përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasiqë kërkimi i tij shkel të drejtat themelore.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që i ka publikuar Flamur Pireva këshilltar i ministres të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

/GazetaSinjali/