image Testi negativ për COVID-19 duhet në këtë pikë kufitare me Kosovën - Sinjali

Testi negativ për COVID-19 duhet në këtë pikë kufitare me Kosovën

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se vetëm në pikën kufitare që e lidhë Kosovën me Malin e Zi, kërkohet testi PCR.

Gjithashtu kjo qendër ka njoftuar që në përgjithësi gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje.

Maqedonia e Veriut dje ka hequr testet PCR për shtetasit e Kosovës dhe tani është vetëm Mali i Zi që po kërkon teste të tilla.

Sipas njoftimit në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVIDI-19, prandaj kosovarët që shkojnë në këtë shtet duhet të posedojnë një të tillë.

Në bazë të ligjit, çështja e testeve me shtetet e tjera shkon në reciprocitet./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: