image Testet ajrore konfirmojnë se 'nuk ekziston rrezik' në Pentagon pas incidentit të bllokimit

Botë

Testet ajrore konfirmojnë se ‘nuk ekziston rrezik’ në Pentagon pas incidentit të bllokimit

news image

Operacionet normale kanë rifilluar në Pentagon, pasi ndërtesa ishte vendosur më herët në izolim pas zbulimit të një “problemi me cilësinë e ajrit”, i cili bëri që ekipet për trajtimin e materialeve të rrezikshme (hazmat) të ndërhynin në vendngjarje.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha në një deklaratë se sistemet e ndërtesës kishin identifikuar në mëngjes një “problem të mundshëm me cilësinë e ajrit”, duke çuar në marrjen e masave të menjëhershme parandaluese të sigurisë dhe në vlerësim të situatës.

“Testimet e mëvonshme konfirmuan se nuk ekziston asnjë rrezik dhe operacionet normale kanë rifilluar”, u shpreh ai, raporton BBC.

Sipas mediave amerikane, policia brenda ndërtesës ishte parë me maska gazi dhe pajisje mbrojtëse kimike gjatë incidentit.

Pentagoni u asistua edhe nga shërbimet e emergjencës Arlington Fire & EMS, të cilët njoftuan në rrjetet sociale se po i përgjigjeshin një incidenti me materiale të rrezikshme.

Më herët, Parnell kishte bërë të ditur se ishin aktivizuar “protokolle standarde të mbrojtjes, përfshirë urdhrin për qëndrimin në vend” në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Rreth orës 11:00 sipas kohës lokale, Policia e Pentagonit kishte dërguar një email për stafin duke kërkuar që të qëndronin në vend në katër korridore nga kati i dytë deri në të pestin, sipas CBS News.

Në njoftim gjithashtu u kërkua që takimet fizike të zhvendoseshin në formë virtuale dhe të respektoheshin udhëzimet e sigurisë.

Më vonë, Parnell shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të ekipeve të emergjencës, duke theksuar se ato siguruan mbrojtjen e personelit.

Pentagoni, i vendosur në Virxhinian veriore pranë Uashingtonit, ka më shumë se 20 mijë punonjës qeveritarë që punojnë në ndërtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/