image Terry kërkon nga Chelsea ta transferojë urgjentisht këtë lojtar

Futboll

Futboll/ Terry kërkon nga Chelsea ta transferojë urgjentisht këtë lojtar

news image

John Terry ka kërkuar urgjentisht nga Chelsea ta transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmund.

“Blutë” janë lidhur me reprezentuesin e Anglisë që një kohë, i cili shihet si një ndër futbollistët e rinj më me të ardhme.

Sancho, 19 vjeçar, iu bashkua ekipit në Bundesliga nga Manchester City në vitin 2017 dhe ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar edhe 36 asiste në 90 paraqitje.

“Mendoj se Sancho është një ndër lojtarët e rinj më të mirë në botë momentalisht, kështu që do të ishte fantastik për skuadrën e Chelsea”, tha Terry.