Protagonisti kryesor të sulmit terrorist mbrëmë në Vjenë të Austrisë, 20 vjeçari, Kujtim Fejzullai me origjinë është nga Tetova e Maqedonisë së Veriut sipas raportimeve të Al Jazeera.
Policia austriake, përmes Europol-it ka kërkuar nga Policia e Maqedonisë që t`ia ofrojë të gjitha informacionet lidhur me terroristin, që u qëllua për vdekje nga Policia pas sulmit.
Ministri austriak i Punëve të Brendshme tha se Kujtim Fejzullai ishte dënuar vitin e kaluar për shkak të një përpjekjeje të tij për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.
I riu me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe sipas raportimeve të mediave austriake, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.
Vrasësi 20 vjeç që shkaktoi gjakderdhje në qytetin e Vjenës, kishte pasur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim për anëtarësim në një organizatë terroriste me synimin që të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste të Shetit Islamik atje.
I dyshuari, i cili paraqitet i armatosur rëndë në fotografinë më poshtë, u dënua në Austri në fund të muajit prill të vitit 2019, për anëtarësim në një organizatë terroriste. Ai u dënua me 22 muaj burg sepse donte të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste Shteti Islamik (ISIS) atje. Ai u lirua me kusht në fillim të dhjetorit 2019, vijon raportimi i të përditshmes austriake “Kronen Zeitung”
Vrasësi paraqet veten në foto me një hanxhar, një pistoletë dhe një armë sulmi kallashnikov. Një pushkë plotësisht automatike, e cila me sa duket u përdor edhe në sulmet në qendër të Vjenës./Gazeta Sinjali/