Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vlerësuar se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e fundit është tregues i frustrimit të tyre me situatën politike në vend.
Përmes një reagimi publik, Terras theksoi se niveli i ulët i daljes në votime pasqyron pakënaqësinë e qytetarëve ndaj paqëndrueshmërisë politike dhe bllokadave institucionale që kanë shoqëruar Kosovën në periudhën e fundit.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike, duke theksuar se vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit mund të rikthehet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike dhe të avancojë rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Sipas Terras, formimi i institucioneve funksionale dhe vazhdimi i reformave mbeten ndër sfidat kryesore pas procesit zgjedhor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!