image Terras: Kurti të tregohet burrështetas, të ndërtojë koalicion funksional dhe të sigurojë zgjedhjen e Presidentit

Politikë

Terras: Kurti të tregohet burrështetas, të ndërtojë koalicion funksional dhe të sigurojë zgjedhjen e Presidentit

news image

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të angazhohet për ndërtimin e një koalicioni funksional dhe sigurimin e zgjedhjes së presidentit.

Përmes një postimi në platformën “X”, pas takimeve të zhvilluara gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Terras ka thënë se vendit i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Terras.

“Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shtuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/