image Terr në “Albi Mall” / Ndalet rryma edhe atje, konsumatorët i shfrytëzojnë telefonat për dritë

Sinjalizime

Terr në “Albi Mall” / Ndalet rryma edhe atje, konsumatorët i shfrytëzojnë telefonat për dritë

news image

Reduktimet me energji elektrike janë shfaqur që disa ditë edhe në vendin tonë, shkak i të cilave shumë qytetarë janë shprehur të indinjuar, megjithatë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala paralajmëroi se nga sot do të zbehen këto reduktime. Krahas ndërprerjes së rrymës në shtëpi, banesa, ka pasur reduktime dhe në Qendra Tregtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues kanë dërguar pamje në redaksinë tonë, ku kanë informuar se sot rreth orës 12:00, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe në ‘Albi Mall’.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Gazetës Sinjali, konsumatorët shkak i mungesës së energjisë kanë shfrytëzuar dritën e telefonave të tyre.

Sinjalizuesi bëri të ditur për Sinjalin se kjo qendër tregtare ka gjenerator por që fatkeqësisht nuk janë përdorur në këtë rast.

/GazetaSinjali/