image Tërnoci shkon prap në zgjedhje, Kamberi edhe një mundësi për t’u bërë deputet - Sinjali

Tërnoci shkon prap në zgjedhje, Kamberi edhe një mundësi për t’u bërë deputet

news image

Zgjedhjet për deputetë në vendvotimin nr.6 në Tërnoc, do të përsëriten për shkak se Gjykata Administrative e miratoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, mëson mediumi H1.

REC ka marrë vendim nga Gjykata Administrative, e cila ka pranuar ankesën e koalicionit të kryesuar nga Shaip Kamberi.

Vendimi i Gjykatës Administrative, shtyn përfundimin e procesit zgjedhor, i cili do të zgjasë më tej konstituimin e mbledhjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe zgjedhjen e qeverisë republikane.

Të martën, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Administrative kundër vendimit të KQZ-së, për refuzimin e kërkesës së tyre për anulimin e zgjedhjeve në Tërnovc të Madh.

Këto ishin zgjedhjet e treta në këtë qendër votimi në më pak se dy muaj.

Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së koalicionit shqiptar në Gjykatën Administrative dhe zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin