image Tërnava: SBASHK-u ta ndërpres grevën, Qeveria e Kuvendi ta kalojnë sa më parë ligjin për paga

Arsim

Tërnava: SBASHK-u ta ndërpres grevën, Qeveria e Kuvendi ta kalojnë sa më parë ligjin për paga

news image

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një konferencë për shtyp ka bërë thirrje që të ndërpritet greva në arsim dhe ajo e shërbyesve civilë.

Tërnava para gazetarëve tha se i mbështesin kërkesat e SBASHK-ut por që ata duhet ta ndërprejnë grevën dhe kërkesat t’i adresojnë në dialog social.

“Të nderuar mësimdhënës, shërbyes civilë e ju udhëheqës sindikalë dhe qeveritarë. Kam përcjellur me vëmendje grevën, që në fillim më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e mësimdhënësve. Mësuesit dhe pedagogët e kanë kryer me përgjegjshmëri të lartë. Ne mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme sepse janë mësuesit dhe edukuesit të fëmijëve tanë.Thërrasë SBASHK-un ta ndërpresin grevën dhe fëmijët të kthehen në bankat e shkollës. Poashtu thërras sindikatën e shërbyesve civilë ta ndërprejnë grevën dhe të kthehen në punë. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë në dialogun social. Drejtuesit sindikalë në këto momente të tregohen të arsyeshëm dhe t’i kthehemi normalitetit”, tha Tërnava.

“I bëj ftesë qeverisë dhe kuvendit që sa më parë të miratojnë ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë.  Mbes me shpresë që nxënësit t’i kemi në bankat shkollore dhe shërbyesit në vendin e punës”, tha Tërnava.