image Tërnava: Masat u lehtësuan, shtëpitë e Zotit po hapen

Kosovë

Pandemia/ Tërnava: Masat u lehtësuan, shtëpitë e Zotit po hapen

news image

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në konferencën për media tha se tashmë masat u lehtësuan dhe se shtëpitë e Zotit po hapen.

“Masat u lehtësuan, shtëpitë e zotit po hapen. Unë duhet të falënderoj të gjithë ata që punuan dhe dhanë kontributin për menaxhimin e situatës me pandemi”, tha Tërnava.

Tërnava theksoi gjithashtu se për shëndetin publik ka folur edhe Zoti, Kur’ani e i dërguari i Zotit, pejgamberi Muhamed.

“Mbi shëndetin publik nuk ka asgjë, dhe për këtë na kanë mësuar Zoti, Kur’ani, pejgamberi Muhamed”, tha ai.

Më tutje, ai falënderoi të gjithë organet kompetente për menaxhimin e situatës.

“Më vjen mirë që Kosova sot mund të radhitet që Kosova ka pasur sukses në lehtësimin e masave. Kërkoj që masat të respektohen e kështu të kthehemi në normalitet”, u shpreh Tërnava.

Kujtojmë që sot para mediave, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi që prej datës 28 maj, këtë të enejte, do të bëhet hapja e objekteve fetare./ Gazeta Sinjali/