Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës.
Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në zonën e Agrinio-s.
Instituti Gjeodinamik raportoi se thellësia e lëkundjeve ishte 18 kilometra.
Si pasojë e lëkundjeve, ka pasur shkëputje të masiveve shkëmbore në zonën malore që lidh Thermon me Nafpaktosin.
Pas tërmetit të fortë u regjistruan disa pasgoditje, të cilat varionin nga 1.7 në 2.7 të shkallës Rihter.