image Tërmetet godasin Perunë, rritet në gjashtë numri i viktimave dhe dhjetëra të plagosur

Botë

Tërmetet godasin Perunë, rritet në gjashtë numri i viktimave dhe dhjetëra të plagosur

news image

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë lënduar pas dy tërmeteve që goditën një zonë malore në Perunë qendrore.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 5.1 dhe 3.7 u regjistruan të shtunën mbrëma në provincën Chupaca, në rajonin Junín, rreth 300 kilometra në lindje të kryeqytetit Lima.

Sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Perusë, tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 24 kilometrash, ndërsa pasgoditja në rreth 18 kilometra thellësi.

Autoritetet e mbrojtjes civile kanë nisur vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet dhe ndihmën për banorët.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme në disa objekte, përfshirë ndërtesa publike dhe objekte fetare në zonën e Andeve, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë edhe lëkundje të tjera pasuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/