Dy tërmete të fuqishme kanë goditur kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe zonat përreth, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe viktima të shumta të dyshuara.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 7.2 u regjistrua rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, i ndjekur pak sekonda më vonë nga një tjetër lëkundje me magnitudë 7.5.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar në kërkimin e të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa familjarët kanë kërkuar me dëshpërim ndihmë për të gjetur të afërmit e tyre.
Të mbijetuarit kanë përshkruar skena kaotike dhe të frikshme gjatë evakuimit. “Kur dolëm nga ndërtesa, ishte si një film horror,” u shpreh një banore e zonës, duke treguar momentet e panikut dhe rrënojave të shumta.
Autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet në terren, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet në orët në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!