image Tërmete shkatërruese në Venezuelë, afro 3 mijë viktima dhe mijëra të plagosur

Botë

Tërmete shkatërruese në Venezuelë, afro 3 mijë viktima dhe mijëra të plagosur

news image

Venezuela po përballet me pasojat e një serie tërmetesh të fuqishme që kanë shkaktuar një bilanc të rëndë humanitar në vend, me mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas autoriteteve vendase, numri i të vdekurve ka arritur në afro 2,954 persona, ndërsa më shumë se 16 mijë të tjerë janë raportuar të plagosur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.

Po ashtu, dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa një numër i madh ndërtesash është dëmtuar rëndë ose është shembur plotësisht.

Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës humanitare po vazhdojnë në zonat më të goditura, ndërsa ekipet emergjente po punojnë për të vlerësuar plotësisht shkallën e dëmeve dhe për të ndihmuar të mbijetuarit.

Tërmetet e fuqishme, të regjistruara brenda pak sekondash nga njëri-tjetri, janë pasuar nga qindra lëkundje të tjera më të lehta, duke e vështirësuar më tej situatën në terren dhe punën e ekipeve të emergjencës.

Autoritetet venezueliane kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, ndërsa vendi vijon të përballet me një nga katastrofat më të rënda natyrore të viteve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/