image Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Rajon

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

news image

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:49 në afërsi të Zenicës, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra është regjistruar 19 kilometra nga Zenica dhe 15 kilometra nga Zhepça.

Dridhjet janë ndjerë edhe në Zavidovici, Travnik dhe vende të tjera të këtij rajoni.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej dy kilometrash.

Por qytetarët kanë dhënë deklarata të ndryshme.

Disa raportojnë se tërmeti ka qenë i fortë dhe ka zgjatur vetëm disa sekonda, ndërsa të tjerë thonë se kanë ndjerë vetëm një lëkundje të lehtë të tokës.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar

/GazetaSinjali/