image Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 35 të vdekur dhe qindra të lënduar

Botë

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 35 të vdekur dhe qindra të lënduar

news image

Një tërmet i fuqishëm, prej 6.2 shkallësh Rihteri, i cili ka lënë të vdekur 35 persona dhe qindra të tjerë të lënduar, transmeton Gazeta Sinjali.

Agjencia e Meteorologjisë në Indonezi ka paralajmëruar se pas këtij tërmeti mund të ketë dridhje të tjera, shkruan Reuters.

Dridhja ndodhi rreth orës 01:30, pas mesnatës, duke bërë që mijëra njerëz t’i braktisin shtëpitë e tyre të terrorizuar.

Ky tërmet dhe dridhjet që ndodhën pas tij shkaktuan tri rrëshqitje dheu dhe bënë që të ndërpritet energjia elektrike, dëmtohen urat dhe mbi 60 shtëpi si dhe dy hotele. /Gazeta Sinjali/