image Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Meksikën, lëshohet paralajmërim për cunami

Botë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Meksikën, lëshohet paralajmërim për cunami

news image

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur bregdetin e shtetit Chiapas në Meksikë, duke shkaktuar paralajmërim për mundësi cunami.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS), tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Në paralajmërimin për cunami është bërë e ditur se valë “të rrezikshme” mund të krijohen brenda një distance prej 300 kilometrash nga epiqendra e tërmetit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Guatemalë, sipas dëshmitarëve lokalë.

Deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/