Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë ka goditur Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar dridhje të ndjeshme në disa zona të rajonit.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 15.4 kilometrash, ndërsa epiqendra është regjistruar rreth 183 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin port të zonës, ndërsa tërmeti kryesor ka pasuar një tjetër dridhje më të hershme me magnitudë 5.6 ballë.
Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme materiale, ndërsa shërbimet emergjente po monitorojnë situatën në zonat e prekura.
Rajoni i Kamchatkës është një nga zonat më aktive sizmike në botë dhe shpesh goditet nga tërmete të ndryshme me intensitet të lartë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!