image “Tërhiqet Togo” – MPJ e akuzon Serbinë për ryshfet dhe shitje të armëve

Kosovë

Pavarësia/ “Tërhiqet Togo” – MPJ e akuzon Serbinë për ryshfet dhe shitje të armëve

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, po e akuzon Serbinë për ryshfet, pas deklarimit të ministrit të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se Togoa ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Në një reagim të ministrisë që udhëhiqet nga Behgjet Pacollit, në tri vitet e fundit Kosovës është përballur nga një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia, ku sipas reagimit është mbështetur edhe nga Rusia.

Ata thonë se Kosova në koordinim me vendet e QUINT-it e ka kundërshtuar këtë fushatë dhe në koordinim të ngushtë me to ka ndërmarrë hapa ndërkombëtarisht.

Përmes njoftimit MPJ thotë se në vazhdimësi kanë shprehur shqetësim se ata kanë përdorur ryshfete, afera korruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave dhe afera të pamoralshme (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën.

“Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar ‘nota diplomatike’ dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatëse mandej, si rasti i Liberisë (para TV liberian Presidenti i Liberisë e demanton dhe lëshon komunikate), Ganës, Guinea-Bissaut (akreditimi i Ambasadorit të Kosovës), Burkina Fasos (dërgon dokument që demanton Beogradin), Republikës së Afrikës Qendrore (po zhvillohen hetime për aferë korruptive), Sao Tome and Principe (takimet e nivelit të lartë ku mohohet deklarata e Daçiqit dhe vendet e tjera si Papua Neë Guinea, Palau, Somalia, Komorët, Burundi”, thuhet në njoftim.

Sipas MPJ-së, organizatat ndërkombëtare si Amnesty International kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë, duke shtuar se në shumë vende kjo është përdorur si një mjet për të forcuar propagandën e saj në shtëpi për Ivica Daçiqin.

Ata thonë se të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd të cilat janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose publikisht,  janë shkruar nga një person i vetëm, i cili sipas tyre, është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës dhe i cili shërben tani si Këshilltar për Ministrin e Jashtëm Serb.

“Kosova ka bashkëpunim me partnerët e saj dhe ka treguar gatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-së dhe kemi synuar të mos ndërmerren veprime që do të barazonin Kosovën me Serbinë”, thuhet në njoftim.