image Tërhiqet shorti për zgjedhjet në veri, Radoniqi: KQZ-ja e përkushtuar për t’i kryer detyrat

Rajon

Tërhiqet shorti për zgjedhjet në veri, Radoniqi: KQZ-ja e përkushtuar për t’i kryer detyrat

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme  për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Subjekti politik Iniciativa qytetare, do të garojë me numrin 111.

PDK ka tërhequr numrin 112, Partia e Serbëve të Kosovës do të garojë me numrin 113, Kandidatja e pavarur, Sladjana Pantoviq ka tërhequr numrin 114, ndërkaq Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 115.

Me këtë rast kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se kanë marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve në veri.

Sipas tij, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë që ka.

“Prej ditës së shpalljeve të zgjedhje KQZ-ja ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm. KQZ-ja mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyra të veta. Para këtij aktiviteti KQZ-ja ka miratuar për tërheqjen e shortit. Qëllimi është për të gjithë kushte të barabarta. Numrat janë nga 111 deri 115”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike, 3 prej të cilave janë edhe në garën për Kuvendet Komunale.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre proceseve zgjedhore, KQZ-ja ka caktuar afatin kohor për pranimin e aplikimeve të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Pas përfundimit të procesit të tërësishëm të certifikimit të subjekteve politike, në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike, 3 prej të cilave janë edhe në garën për Kuvendet Komunale”.

“Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto dy procese zgjedhore janë: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partija Kosovskih Srba dhe Sladjana Pantovic, kandidate e pavarur”

/GazetaSinjali/