image Tërheqja e trupave amerikane, reagon edhe një tjetër senator

Kosovë

Politikë/ Tërheqja e trupave amerikane, reagon edhe një tjetër senator

news image

Senatori Rand Paul, është zyrtari tjetër amerikan që reagoi në lidhje me mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane në Kosovë.

Ai tha se inkurajon Kosovën që të hap një kapitull të ri dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.

Gjithsesi, ai mbështeti idenë që trupat amerikane të tërhiqen nga Kosova.

“Mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Inkurajoj Kosovën që të kthejë faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, shkroi Paul.

Ndryshe, tërheqja e trupave amerikane ka qenë temë debati ditën e djeshme pas postimeve të senatorit David Perdue. /Gazeta Sinjali/