image Tre persona tentuan të vrasin një tjetër në Ferizaj, gjykata merr vendim për një nga të dyshuarit

Drejtësi

Tre persona tentuan të vrasin një tjetër në Ferizaj, gjykata merr vendim për një nga të dyshuarit

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.D. i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, transmeton Gazeta Sinjali.

I pandehuri dyshohet se më 1 gusht 2021 në Ferizaj së bashku me të pandehurin B.M. dhe një të mitur, të cilët deri më tani janë në arrati, me dashje kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin F.H., në atë mënyrë që pas një fjalosje mes tyre, fillon një përleshje fizike.

Tutje, të pandehurit me përdorimin e mjeteve të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor-thika, e godasin të dëmtuarin në pjesën e pasme të shpinës, përkatësisht në anën e djathtë, si dhe dy herë të tjera në krahun e majtë, e që si pasojë e këtyre goditjeve të njëjtit i shkaktohen lëndime trupore, për çka detyrohet të kërkohet ndihmë mjekësore fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë, ku akoma është duke vazhduar trajtimi i të njëjtit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj” thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/