Dy qytetarë në Prizren planifikuan që ta vjedhin veturën që i ishte sekuestruar nga Policia e Kosovës, të dielën rreth orës 23:00, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Mirëpo, plani i tyre dështoi dhe vjedhja mbeti në tentativë, pasi ata u kapën në flagrancë nga Policia e Kosovës.
Policia njofton se njëri nga personat e dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë arrestimit, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht policët.
Ndërkaq, i dyshuari tjetër, i cili iku nga vendi i ngjarjes, u prangos më pas.
Prokurori i rastit ka urdhëruar që të arrestuarit të dërgohen në mbajtje./GazetaSinjali/