Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli në të cilin ndodheshin 4 persona. Njëri prej tyre, 26-vjeçari Markeljan Beqiri ka tentuar të vrasë me armë zjarri, të riun, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.
26-vjeçari Markeljan Beqiri dhe Tefik Shehu janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë 22-vjeçaren Anxhela Brisku, e pranishme në hotel, e cila fshehu armën e zjarrit dhe Enver Hysenajn, që e strehoi 22-vjeçaren, pas ngjarjes. /GazetaSinjali/