image Tentoi të realizonte foton “perfekte”, momenti kur dallgët e marrin me vete (Video)

Qesharake

Tentoi të realizonte foton “perfekte”, momenti kur dallgët e marrin me vete (Video)

news image

Rrjetet sociale, kanë shtyrë të rinjtë drejt një sfide të heshtur përsa i përket realizimit të fotove. Një trend të tillë ishte duke ndjekur dhe Conan Griffin, 18-vjeç, nga Irlanda e Veriut.

Ai u drejtua drejt një shkëmbi në afërsi të detit dhe tentoi të realizonte një foto për rrjetet sociale.

Por, në momentin që u pozicionua për t’u fotografuar, erërat e forta krijuan një dallgë të madhe dhe si rrjedhojë i riu përplaset në shkëmb.

Fatmirësisht  ai e ka kaluar me plagë të lehta këtë incident.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme. /Gazeta Sinjali/