Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në tentim vrasjeje paraditen e së premtes në Drenas, ku një 31-vjeçar mbeti i plagosur pasi u godit disa herë me thikë, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në rrugën “Ilaz Kodra”, përballë restorantit “City Grill”.
Sipas informacioneve të para, pas një konflikti në komunikacion, dy persona janë përleshur fizikisht, ndërsa i dyshuari D. H., 27 vjeçar dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur disa herë A. B., 33 vjeçar
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë, ndërsa i plagosuri fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Drenasit, e më pas është dërguar në QKUK. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ai është liruar për në shtëpi.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit. Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione ku ai dyshohet se banon, por nuk ka arritur ta lokalizojë. Atij i është lënë ftesë për paraqitje në Stacionin Policor në Drenas.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia po punon për kapjen e të dyshuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!