Minuta më parë ka ndodhur një tentim vrasje në rrugën “Latif Berisha” në Prizren me ç’rast është plagosur një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thonë se viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari pas gjuajtjes me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.
Policia ka informacion për personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.