image Tentim vrasje në një diskotekë në Graçanicë, plagoset me armë një person

Siguri

Tentim vrasje në një diskotekë në Graçanicë, plagoset me armë një person

news image

Një konflikt verbal dyshohet se ka eskaluar mbrëmë në përdorim të armës në diskotekën “Opera” në Graçanicë, ku një person është plagosur me armë zjarri, teksa i dyshuari nuk është kapur, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Graçanicë. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e tij.

Siç mëson Sinjali, viktima është një 55-vjeçar nga Lipjani, i cili ka qenë në këtë diskotekë, në momentin kritik.  Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda hapësirave të diskotekës, ku Policia tashmë ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që do të zbardhin në plotni rrethanat e ngjarjes.

Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për tentim vrasje, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar.

/GazetaSinjali/