Gazeta Sinjali raportoi sot për të shtënat me armë zjarri në fshatin Topliqan në Suharekë, ku disa persona po dyshohen se kanë gjuajtur në drejtim të lokalit me muzikë live ‘Engjulli’. Incidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme dhe tashmë janë deklaruar edhe nga Policia.
Në parkingun e lokalit, Policia ka gjetur 10 gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47, nga e cila një person pësoi plagë, ndërsa gjashtë persona të tjerë morën lëndime nga xhamat e thyer në lokal.
“Si pasoj e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit ku ishin duke qëndruar. Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore.”
Pasi Policia është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet, është identifikuar njëri nga të dyshuarit – i cili është shpallur në kërkim policor.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt.
Rasti në bashkpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizeren vazhdon te hetoeht deri në arrestimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ardh deri te ky rast i rëndë.” -njoftoi tutje Policia.