image Tentim vrasja në Prishtinë, të dyshuarit nuk arrijnë ta qëllojnë 28-vjeçarin - detaje të reja

Siguri

Tentim vrasja në Prishtinë, të dyshuarit nuk arrijnë ta qëllojnë 28-vjeçarin – detaje të reja

news image

Të dielën mbrëma në rrugën “Destan Bajraktari” në kryeqytet u dëgjuan të shtëna me armë zjarri që u shkrepën nga një veturë në lëvizje. Cak i të dyshuarve ishte një 28-vjeçar, të cilin nuk arritën ta qëllonin. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast që është cilësuar si “vrasje në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima M.K., u gjuajt derisa ishte duke e parkuar veturën e tij në orët e mbrëmjes. Për motive akoma të panjohura, të dyshuarit kanë gjuajtur 8 herë nga vetura e tyre BMW dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Posa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur gëzhojat që janë sekuestruar si dëshmi për rastin, teksa janë bërë ekzaminimet e nevojshme edhe në veturën e viktimës, ku janë shkaktuar dëme.

I riu, i cili nuk ka pësuar lëndime, ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë për atë se çfarë ka ndodhur, duke shtuar se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar.

Që të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve që të identifikohen dhe të kapen personat e dyshuar.

/GazetaSinjali/