Sinjali ka raportuar për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Sinjali mëson se personi që u plagos sot është Smajl Hyseni rreth 38-vjeçar i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.
38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”.
Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku edhe po trajtohet.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit tashmë janë identifikuar dhe se ka filluar kërkimin për kapjen e tyre.
Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.