Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për tentim vrasjen që ndodhi në rrugën “Yll Morina”, të Gjakovës. Burimet e Sinjalit bënë të ditur se i dyshuari Demir Kelmendi plagosi me armë zjarri viktimën B.M (emër i njohur për redaksinë).
Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, por për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy lloje të ndryshme të gëzhojave.
Demiri dyshohet se e gjuajti viktimën B.M., me kallashnikov, duke e plagosur në dorë dhe në këmbë.
Pas arrestimit, të njëjtit Policia ia ka konfiskuar kallashnikovin me gjithsej 23 fishekë.
Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata