image Tensionohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Shqipëri

Tensionohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

news image

Partia Demokratike po zhvillon një protestë para Parlamentit, ndërkohë që brenda mbahet seanca.

Mbështetësit e PD kanë hedhur tymuese në drejtim të forcave të policisë të cilat në numër të shtuar kanë krijuar një gardh para institucionit.

Pjesë e protestuesve që po përplasen me policinë është edhe deputeti Luçiano Boçi.

Në gatishmëri është vënë edhe makina e ujit, për të qenë gati për çdo situatë.

/GazetaSinjali/