image Tensionet Rusi - Ukrainë, presidentja Osmani bën të qartë pozicionin e Kosovës

Kosovë

Tensionet Rusi – Ukrainë, presidentja Osmani bën të qartë pozicionin e Kosovës

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të qartë pozicionin e Kosovës rreth tensioneve në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Osmani ka njoftuar se Kosova qëndron me Ukrainën, kundër trashëgimtares së Bashkimit Sovjetik — Rusisë.

“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në twitter.

Aleanca ushtarake e NATO-s ka paralajmëruar se ka rrezik real për një konflikt të ri në Evropë, pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën.

Moska mohon se po planifikon ta pushtojë Ukrainën, por presidenti rus Vladimir Putin, ka prezantuar kërkesa për Perëndimin, që sipas tij, kanë të bëjnë me shqetësimet për sigurinë e Rusisë, përfshirë edhe kërkesën që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO.

Putin po ashtu dëshiron që NATO të mos zhvillojë stërvitje ushtarake dhe të ndalojë së dërguari armë në lindje të Evropës, duke i parë këto veprime si kërcënim direkt për sigurinë e Rusisë.

/GazetaSinjali/