Irani ka deklaruar se kalimi i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit nuk është aktualisht i mundur, duke kundërshtuar publikisht qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë bërë të ditur se rruga strategjike detare mbetet e hapur për lundrim.
Deklarata është bërë nga Autoriteti iranian përgjegjës për mbikëqyrjen e protokollit të kalimit në Ngushticën e Hormuzit, i cili argumentoi se situata është ndikuar nga lëvizjet e fundit të forcave ushtarake amerikane në rajon.
Sipas autoriteteve iraniane, lëshimi i lejeve për kalimin e anijeve do të rifillojë vetëm pasi të rikthehen stabiliteti dhe siguria në zonë. Ata theksuan se të gjitha kërkesat do të shqyrtohen sipas procedurave të parashikuara sapo kushtet të normalizohen.
Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) vazhdon të insistojë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur dhe se qarkullimi detar mund të zhvillohet normalisht.
Deklaratat kontradiktore vijnë në një kohë kur tensionet në Gjirin Persik mbeten të larta, ndërsa kjo rrugë ujore konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme në botë për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!