image Tendenca e re seksuale në TikTok, pak presion në stomak rrit kënaqësinë te gratë

Të tjera

Tendenca e re seksuale në TikTok, pak presion në stomak rrit kënaqësinë te gratë

news image

Femrat janë të çmendura pas trendit të ri seksual që e çon orgazmën në maksimum.

Duke qenë se TikTok ka këshilla pothuajse për të gjithë, nuk na habit fakti që e ka kthyer në trend teknikën e shtypjes së barkut, e cila çon në maksimum orgazmën femërore.

Mirëpo, as kjo nuk është pa arsye, sepse femrat janë çmendur për këtë teknikë, për fuqinë e një presioni të vogël në stomak.

Presioni i barkut, sado jo tërheqës të tingëllojë, sigurisht që bën një punë të mirë, sepse gratë në rrjetet sociale kanë treguar se janë të kënaqura.

Prej disa kohësh, audienca e ka provuar këtë truk në dhomat e tyre të gjumit dhe më pas e ka ndarë përvojën në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah fuqinë e asaj shtytjeje të vogël në stomak.

Trendi bazohet në faktin se nëse shtypni pjesën e poshtme të barkut të një gruaje gjatë seksit, mund të ndihmoni në stimulimin e pikës G, transmeton telegrafi.

Sigurisht, është e nevojshme të keni kujdes kur përdorni këtë metodë dhe do të ishte mirë të shmangni presionin në stomak pas një vakti ose për shembull, nëse fshikëza është e mbushur plot.

Në çdo rast, ekspertët dëshmojnë fuqinë e këtij truku të vogël.

Sipas seksologes Sarah Mulindwa, teknika ka kuptim për sa kohë që presioni nuk është shumë i fortë.

Shpjegimi bazohet në ekzistencën e indeve në rajonin e legenit, duke përfshirë vagjinën dhe klitorisin, dhe lidhja e tyre është e njohur.

/GazetaSinjali/