image Tenda e bllokadë: Kjo është gjendja aktuale në Rudarë

Siguri

Tenda e bllokadë: Kjo është gjendja aktuale në Rudarë

news image

Mbrëmë, por edhe sot janë parë numër më i madh i policëve të Kosovës në pjesë të ndryshme në Veri të vendit.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga fshati Rudarë ku shihen turma të mëdha të qytetarëve serb që nuk lejojnë të kalohet tutje.

1 6

Në pamjet e dërguara gjithashtu shihet edhe tenda të vendosura në rrugë si dhe dru për t’u ngrohur.

2 2
3 2

Vendosja e barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Ndryshe, përveç forcave të Policisë së Kosovës, situatën në Veri janë duke e monitoruar edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it.

/GazetaSinjali/