image Ten Hag shënjestron mesfushorin portugez si transferimin e parë të klubit, nëse merr drejtimin e United

Futboll

Ten Hag shënjestron mesfushorin portugez si transferimin e parë të klubit, nëse merr drejtimin e United

news image

Trajneri i Ajax-it, Erik Ten Hag është një nga favoritët për rolin e Old Trafford pas bisedimeve me shefat e klubit dhe holandezi tashmë po përgatitet për një lëvizje, transmeton Sinjali Sport.

Sipas ‘The Sun’, Ten Hag është duke shikuar disa lojtarë si opsione për ti transferuar, pasi që të bëhet menaxher i ‘djajve’.

Sipas mediumit britanik, një nga fytyrat e reja që ai dëshiron të sjellë në United është mesfushori i Wolves, Ruben Neves, i cili e ka ndjekur për disa vite.

Ten Hag ka qenë një ‘fans i madh’ i mesfushorit portugez ‘për vite’, shton raporti, dhe ai po shtyn ta sjellë atë në United për të rritur nivelet e tyre të kreativitetit dhe cilësisë në mes të fushës.

Ish-ndihmës trajneri i Bayern Munichut e ka ndjekur Neves që kur ishte ai ishte adoleshent në Porto dhe beson se do të ishte një nënshkrim ‘jetik’ për klubin anglez.

Lojtari ka vetëm dy vjet të mbetur në marrëveshjen e tij dhe ka zbuluar synimet e tij për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve në të ardhmen – kështu që klubet së shpejti do të rreshtohen për të testuar vendosmërinë e Wolves me një ofertë. Barcelona është një tjetër klub që është lidhur.

Neves – i cili iu bashkua Wolves nga Porto në vitin 2017 – ka katër gola dhe dy asistime për klubin këtë sezon.

/GazetaSinjaliSport/